Osmani në takim me gazetarët për planin 18

Për: Mediat e shtypura dhe elektronike
Lënda: Njoftim për media

Të nderuar,

Nesër, (31.03.2019 e diell), Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë brifing formal me përfaqësuesit e informimit publik.

Brifingu do ti mbulojë temat aktuale si: statusi i realizimit të reformave të Planit 18, cilësia dhe dinamika e tyre; përmbledhje të vizitave institucionale përgjegjëse për implementimin dhe zbatimin e reformave, veçanërisht formimin e të a.q. “trak rekord”, apo rezultateve të dukshme nga zbatimi i reformave; pritjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, në drejtim të pritjeve nga samitet e ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian; pritjet për zgjedhjet e ardhshme, në veçanti në drejtim të procesit zgjedhor; si dhe të gjitha aktualitetet tjera.

Brifingu do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane me fillim në ora 10:00 dhe e njëjta do të jetë e hapur për incizim.StrugaLajm

Me këtë rast ftojmë gazetarë dhe ekipet e Juaja gazetareske të marrin pjesë dhe ta ndjekin brifingun.

Vërejtje: Arritja e ekipeve gazetareske më së voni deri në ora 09:45.

In : Aktuale

Loading...
loading...