Pa viza mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës

Prej mbrëmë ka hyrë në fuqi regjimi pa viza midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Lajmi u bë i ditur sot nga sekretari shtetëror i ministrisë së jashtme ukrainase, Andrej Zajac.

“Starti i regjimit pa viza me Maqedoninë e Veriut nënkupton heqjen e vizave afat shkurtërta dhe afatgjata. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës që posedojnë pasaporta biometrike do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë”, ka theksuar Zajac. Qeveria ukrainase më 21 gusht miratoi marrëveshjen për heqjen e vizave. Më 18 dhjetor dyja vendeve nënshkruan marrëveshjen. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...