Pandev mesazh Bujar Osmanit: Shikoni politikën, mos u merr me futbollistët

Një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka reaguar ndaj ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, i cili dje trajnerit të përfaqësueses Bobi Milevski si dhe dy lojtareve Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski i dha pasaporta diplomatike.

Pandev përmes rrjeteve sociale ka porositur ministrin Osmani që të lë rehat futbollistët e përfaqësueses, percjell portali Skopjeinfo.mk. Ja porosia e tij:

“Zotëri ju jeni qesharak dhe për keqardhje. Shikoni politikën dhe lërini heronjtë të kënaqen. Ata kanë nevojë për monumente, jo për pasaporta”, ka shkruar Pandev në Instagram.StrugaLajm

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të enjten fitoi ndaj Italisë në Palermo, duke siguruar kështu një vend në finalen e fazës kualifikuese për Botërorin 2022.Sponsored Content

In : Aktuale

Loading...
loading...