Panovski :Ka pronarë që veprojnë me inat, organizojnë dasma dhe punojnë më gjatë

Që nga 1 janari i këtij viti e deri më tani, janë mbyllur 78 objekte hotelerike.

Siç bëri të ditur drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski kjo ka ardhur si rezultat sepse kanë shkelur protokollet anti-Covid-19.StrugaLajm

“Inspektorët çdo ditë janë në terren, por ajo çfarë na ndodh nga subjekte të caktuara për shkak të cilëve tërë veprimtaria hotelerike ka pasoja, konsiderojmë se shkojnë me inat, ndaj vetes dhe ndaj qytetarëve të shtetit tonë dhe ndaj inspektorëve të tregut. Ndaj tyre nuk kemi mëshirë, dhe normalisht duhet të veprojmë sipas Ligjit dhe nga viti i ri e këndej, kemi 78 objekte që janë mbyllur”, tha Paunovski, transmeton TV21.

In : Aktuale

Loading...
loading...