Parashikimi i Ali Ahmetit: Kasami dy gurë bashkë nuk i le

Lideri i Bashimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti më 2 shkurt të vitit të kaluar 2017 në emisionin ZigZag në TV Art pati folur për raportet me Bilall Kasamin kur ai ka qenë funksionarë i BDI-së, shkruan TetovaSot.

Ahmeti u shpreh se Kasamin e ka takuar dy apo tre herë edhe atë kur Kasami ka bërë shere në degën e komunës së Zhelinës. “Kasamin e kam njohur, më duket e kam takuar dy apo tre herë kur ka qenë funskionarë i BDI-së edhe atë e kam takuar për sheret që i bënte në degën e Zhelinës” u shpreh Ahmeti .

Këto fjalë të Ali Ahmetit sot u vërtetuan si me parashikim me përcarjen e lëvizjes Besa në dy krah të mëdhenj të cilat mbajten mbledhje të ndara të këshillit qëndror, njëra në Shkup, tjetra në Tetovë./TS.mk/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...