“ Edukimi dhe arsimi janë të pandashëm
Nuk mund të edukosh pa dhënë dije dhe çdo dije ndikon në edukim …. “
E filloj këtë shkrim të sodit me shkas shumë shqetësues për situatën e krijuar sot nëpër shkollat fillore dhe të mesme jo vetëm në vendin tonë , por gati në mbarë botën, kjo sipas lajmeve të përditshme të dhëna nëpër mjetet e informimit. Fatkeqësi tragjike sot po ndodhin nëpër shkollat e ndryshme ku shoku vret shokët apo edukatorin , i cili vite të tëra e ka edukuar dhe arsimuar që të bëhet qytetar i ndershëm i atdheut të vet dhe jo të bëhet vrasës apo kriminel duke përdorur edhe mjete ftohta në çantën e tij , ku duhet të ket libra dhe orendi të tjera shkollore.
Pas kësaj që u theksua më lartë para nesh shtrohet një dilemë ku kemi ngecur në procesin e edukimit të gjeneratave të reja dhe ku duhet patur kujdes më të madh në të ardhmen.
Barra më e madhe për tejkalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për shoqërinë, për familjen dhe në veçanti për vetë dorasin bie mbi familjen dhe shkollën. Një thënie popullore thote “ Fëmija duhet të marrë mësime para se të bëhet shtatë vjeç dhe edukimi i tij duhet të fillojë që nga dita kur lind “, atëherë të nderuar lexues të këtij materiali mendoni secili se sa kemi ndikuar në këtë çështje secili në familjen e tij dhe atëherë do të shohim se ku jemi në realitet.
Shkolla padyshim se është vendi kyç ku fëmija pasurohet me dije. Aty nxënësi fiton dituri dhe përsos apo zhvillon edhe më tej shkallën e edukatës me të cilën ka ardhur nga gjiri I familjes.
Kur jemi të shkolla në veçanti do të përmend rolin e madh dhe të pa zëvendësuar të pedagogut, psikologut dhe të kuadrit tjetër udhëheqës në atë institucion.
Cili është roli I pedagogut në një shkollë të gjithë e kemi të qartë , e sidomos ata që janë të kyçur në proçesin edukativo –arsimor. Në Fjalorin e Gjuhës e Shqipes së Sotme , faqe 873 thuhet se : Pedagogu është ai që edukon dhe arsimon të rinjtë në një shkollë, fillore , të mesme apo shkollë të lartë. Pra është mësues që edukon dhe arsimon të rinjtë. ..” Vlerësimi I punës edukativo-arsimore në një shkollë bëhet nga ana e pedagogut, i cili mbështetet në bazë të dokumentacionit pedagogjik që shkolla e ka përgatitur. Do të theksoj vetëm një çeshtje (nga shumë të tjerat ) që i takon pedagogut të shkollës. Ai përgatit dhe mban ligjerata për nxënësit dhe arsimtarët për tema të veçanta për të cilat ka nevojë që të njoftohen edhe nxenësit edhe arsimtarët. Ai është personi që në çdo mënyrë duhet të rrisë efikasitetin dhe bashkëpunimin në trekëndëshin shkollë-familje- nxënës.Duke e realizuar këtë obligim me kujdes të duhur do të jet në gjendje që disa probleme ti has në kohë dhe do të marrë masa gjegjëse. Detyrat e pedagogut janë të shumta dhe jam i sigurtë se të gjithë i kryejnë me vetëdije të plotë , por situata e fundit që ndodhi në disa vende rreth nesh pa edhe këtu kërkon angazhim më të madh prej tyre.
Person tjetër , i cili mund të luaj rol të rëndesishëm në zbutjen dhe asgjësimin e rasteve për të cial folëm më lartëe është edhe psikologu i shkollës. Jo rastësisht në çdo shkollë ka shërbim pedagogjik-psikologjik. Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe faqe 967 për psikologun është thënë kështu “ Njeri që ka aftësi të kuptojë shpejt e drejt gjendjen shpirtërore të dikujt dhe të merrë masa dhe të merret vesh me të mirë e shpejt.”
Në jetën e përditshme shpesh herë parashtrohet pyetja se cila është detyra e psikologut të shkollës, pa ditur se roli i psikologut në një shkollë është tepër i nevojshëm, mos them është rol kyç.
Roli i psikologut të shkollës është shumë i rëndësishëm në çështjen e krijimit të një mjedisi shoqëror të shëndoshë (mendohet për marrëdhëniet mësues- nxënës) , nga ana psikologjike jo vetëm për nxënësit , por edhe për mesuesit (kuadrin arsimor në tërësi ). Psikologu në një shkollë ofron konsultime për të ndihmuar nxenësit në aspektin e sjelljes dhe në aspektin e mësimit. Ka shumë raste nëpër shkolla ku ndonjë nxënës paraqitet si problematik në disa çështje specifike si grindje , zënka me shokët, largim nga orët e mësimit pa lejen e arsimtarit, përdorim i mjeteve të ftohta etj. Këtu rroli i psikologut është vendimtar dhe duhet të veprojë duke respaktuar kodun e etikës dhe jo në mënyrë të vrazhdë , sepse mund të ndikojë negativisht .
Roli i psikologut të shkollës vërehet në raste kur në shkollë çdo gjë është në nivel pozitiv, nuk ka keqkuptime në relacionin mesues- nxenës, nuk ka keqkuptime dhe përçarje nxënës- nxënës, procesi edukativo- arsimor zhvillohet pa pengesa, në shkollë nuk paraqiten kurfarë dëmesh materiale të shkaktuara me qëllim, pra me një fjalë të mos ket dhunë – atëherë themi se kjo është meritë e psikologut dhe e tërë stafit të shkollës në krye me drejtorin si personi kryesor në atë shkollë.
Fatkeqësisht nëpër disa shkolla paraqiten edhe probleme të natyrave të ndryshme si : kërcënime të ndryshme , grindje fizike, sulme me armë të ftohta, përdorimi i lëndëve narkotike etj. të gjitha këto janë raste që psikologu i shkollës duhet ti ndjekë me vëmendje dhe në çdo mënyrë duhet të ndikojë në asgjësimin e këtyre paraqitjeve të padëshiruara nga askushi. Pra psikologu i shkollës është personi që duhet të luaj rol vendimtar në forcimin e marrëdhënieve shkollë-prindër-nxënës dhe me komunitetin më të gjërë.
Psikologu i shkollës duhet të jet lehtësues për nxenesit në proçesin edukativo-arsimor,pra lehtësues për nxënësit që diku paraqiten si problematik. Ai duhet të vëzhgojë, përcjell, anketojë, vlerësojë, këshillojë dhe të ofroj shembuj shembuj të ndryshëm ku masat kanë dhenë rrezultate pozitive dhe të propozojë alternativa për dalje prej asaj situate të palakmueshme. Të gjitha këto që u thanë më lartë mund të arrihen vetëm me punë ekipore , që do të thotë pedagog-psikolog-mësimdhënës-personeli administrativ , të udhehequr dhe të stimuluar nga organi drejtues i shkollës. Nëse veprohet në mënyrë ekipore të jeni të sigurtë se edhe suksesi nuk do të mungojë. Bashkëpunimi mësues-psikolog-punonjës social-prind është thelbësor dhe jep rrezultate pozitive të sigurta.
Përfundim: Prindër të nderuar kujdes të veçantë kushtoni edukimit të fëmijëve që nga dita e loindjes, sepse prej asaj moshe fillon edukimi i fëmijës.Kujdes edhe në sjelljen tuaj ndaj anëtarëve të rjerë të familjes ,babës, nënës, fëmijëve më të rritur, bashkëshortes etj. Fëmija është i pastër , pa djallëzi dhe – çka do të mbjellim atë do të korim në të ardhme. Pedagogë , Psikologë , Mësues te ciklit të ulët, nga kl.l –kl.5, kujdes më të madh kushtoni edukimit dhe arsimit të nxënësve ,sepse ata në atë moshë me kujdes të madh përcjellin çdo fjalë tuajën dhe më shumë kanë besim te ju se sa te prindi. Është koha kur ata fillojnë të njohin njëri tjetrin dhe fillojnë të mësojnë shumë gjëra për të cilat ndashta kurrë nuk kanë dëgjuar. Ata janë pa djallëzi, pa urrejtje , pa gjelozi , pra janë “Tabullarasa” . Prindër kujdesuni më tepër sa fëmijët tuaj janë të varur nga përdorimi i celularit dhe mos lejoni që fëmija juaj të mos hanë edhe ushqim nëse para vetes nuk e ka celularin e të mos flasim për dëmet tjera që mund të pësojë. Pedagogë, psikologë, mësues, prindër mundohuni që ndodhitë e padëshiruara ti zbuloni me kohë dhe shpejt të reagoni se çdo vonesë sjell pasoja të padëshiruara.
Kolegë të nderuar, të gjithë ju që jeni kyçur në proçesin dukativo-arsimor kjo çështje duhet tu shqetësojë. Nga rastet e fundit negative që u paraqitën besoj se kemi marrë pak mësim dhe në të ardhmen do të jemi më vigjilentë.
Resul Bekteshi , Strugë