Pediatria e Strugës surprizon fëmijët me pakon e vitit të ri (Foto)

Sot, me rastin e festave të fundvitit, fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë iu gëzuan dhuratave të përgatitura enkas për ta. Nga reparti thonë se kanë përgatitur pako me dhurata për fëmijët, të cilët janë shtrirë në spital në këto ditë festash.

Ata janë pasuria jonë e shëndeti i tyre është thesar i paçmueshëm. Punojmë për të qenë ata të shëndetshëm e të lumtur. Aq më të gëzuar do të jenë kur ka njerëz të mirë të cilët kujdesen që ata të gëzohen. Flm donatorit Gezime Liridon Arslani..☺☺☺Gëzuar” u shpreh mjeku-neonatolog Vullnet Bekteshi, njëherit edhe iniciatori kryesor i kësaj nisme. StrugaLajm

Sot vizitën rutinore të mëngjesit e realizuam më ndryshe se ditët tjera. Përveç stetoskopëve sot në duar mbanim edhe dhuratat, të cilat ua ndamë të gjithë fëmijëve përfundoi neonatologu Vullnet Bekteshi.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...