Vetëm përmes shembullit personal do të rrisim ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë e publikut për të ruajtur natyrën dhe për të kontribuar për një mjedis ekologjikisht më të pastër.
Mbështetje për aktivistët dhe vullnetarët e Strugës që organizojnë aksione mjedisore për pastrimin e brigjeve të liqenit të Ohrit.
Nderim Polozhani, iniciator i aksionit dhe kryetar i klubit sportiv alpinistik “KABS” nga Struga, shpreson se iniciativa e tyre qytetare do të inkurajojë pushtetin lokal që t’i mbështesë në aktivitetet e tyre të radhës.