PENSIONISTËT E POLITIKËS NUK MUND TË JENË REFORMATORË TË SHOQËRISË DHE SHTETIT

Abdulla Mehmeti

Një pjesë e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, të pozitës dhe opozitës, duhet të shkojnë në pension, të mos pritet prej tyre se mund të jenë reformatorë dhe promotorë për ndryshimin e gjendjes së popullit shqiptar, jo vetëm për shkak të shterpësisë së ideve dhe dështimeve të derisotme, por edhe për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre disa mandate me radhë, si bartës të funksioneve të ndryshme në pushtet. Një formule (eksperimenti) që nuk i del prova 3-4 herë, klasifikohet si eksperiment i dështuar. Këto eksperimente në shkencë llogariten ngecje dhe stagnim, ndërsa në politikë janë dështime me pasoja afatgjata.

(11 janar 2020)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...