Për bashkëjetesën në Strugë, promovohet video

Strugë, 22 shtator 2018 (MIA) – Në Strugë ka një bashkëjetesë të mirë por ka pasur ndonjëherë tendenca për shkaktimin e gjuhës së urrejtjes dhe incidenteve ndëretnike për interesa personale. Ky është konkludimi i videos që u promovua sonte në kuadër të projektit “Qytetarë aktivë për qeverisje të mirë”, që e realizuan nga shoqata Forumi – Qendra për Investigim Startegjik në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen e Qytetarëve.

Autori i videos, Mefail Ismaili, përmes nëntë bashkëbiseduesve, duke përfshirë edhe përfaqësues të besimeve fetare, Myftinisë në Strugë dhe Kishës Ortodokse, sektorit civil dhe komunës së Strugës, dëshiron të tregojë cili është niveli i bashkëjetesës në Strugë dhe nëse ka gjuhë të urrejtjes.

“Bashkëbiseduesit thonë se përfaqësuesit fetarë nuk kanë qenë kurrë shkaktari i gjuhës së urrejtjes dhe incidenteve ndëretnike, por ata kanë qenë mbrojtësi kryesor dhe janë përpjekur për një bashkëjetesë më të mirë. Përpjekjet për të pasur intolerancë ndëretnikie kanë ardhur nga individë që kanë pasur interesa personale, jo për interesat e shoqërisë”, konkludon Ismaili.

Në një deklaratë për MIA-n, ai theksoi se në fund të gjithë folësit  kanë dhënë një mesazh të qartë se Struga do të vazhdojë të jetë një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme. Qytetarët, theksoi Ismaili, duhet të vazhdojnë të punojnë për të konfirmuar këtë nivel jetese.StrugaLajm

Koordinatorja e projektit “Qytetarë aktivë për qeverisje të mirë”, Cvetanka Mihajlovska theksoi se qëllimi i projektit është që të inkurajojë qytetarët që të bëhen faktorë më aktivë në komunat e tyre dhe të interesohen për mënyrat se si t’i zgjidhin problemet lokale.

“Dëshirojmë të nxitim krijimin e rrjeteve nëpër komuna dhe  vetëqeverisja lokale të jetë më transparente ndaj qytetarëve”, tha Mihajllovska.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...