Për rrugën Strugë-Qafë Thanë qeveria nuk e mbajti premtimin

Edhe pse nga qeveria e Maqedonisë u paralajmërua që gjatë vitit 2018 me një fond prej 3 milionë eurosh rruga magjistrale Podmoll-Strugë-Qafë Thanë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje deri tani  nuk ka asnjë shenjë se ky premtim do të realizohet pasi viti kalendarik po shkon drejt fundit .Ky aks rrugor momentalisht është në një gjendje, jo të mirë dhe në disa pjesë sërish janë hapur gropat.Shoferët që frekuentojnë këtë aks rrugor në disa raste kanë ngritur shqetësimin se si pasojë e gjendjes së rrugës po u shkatërrohetn makinat.Ata të thon se kjo rrugë nuk duhet të lihet në këtë gjendje sepse është pasqyra e parë që turistët marrin nga Struga sepse  është arterja kryesore që lidh Strugën me Shqipërinë nëpërmjet Qafë Thanës dhe në anën tjetër me gjithë Maqedoninë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...