Për të qenë mësues duhet të jesh një superhero

Nëse keni një minutë, falënderoni një mësues. Për kujdesin ndaj fëmijëve tanë. Për formimin e brezit të ardhshëm. Për atë që po bëjnë e që shumica prej nesh nuk do të mund ta bënin

Nga Mevludin AVDIU

Kjo është ajo që duhet të dish për të qenë mësues sot.Advertisements

Duhet të dish të disiplinosh pa shkaktuar siklet.

Duhet të dish saktësisht mënyrën e duhur për të ndihmuar një fëmijë që lufton dëshpërimisht në matematikë, që është dëshpëruar nga humbja e një loje futbolli… pa ia shkatërruar vetëbesimin.

Duhet të ruani qetësinë tuaj kur 22 fëmijë, kanë 22 nivele leximi, me 22 personalitete të ndryshme, ku të gjithë po luftojnë për vëmendjen tuaj në të njëjtën kohë.

Duhet të kesh një lukth (mide, bark) të fortë, sepse do të kesh të bësh me të vjella, gjak, dhe qurra dhe shumë lloje të gjërave të tjera të shpifura.

Duhet të dish saktësisht se çfarë të bësh kur fëmija “i ashpër” hyn në klasën tënde me lot në sy sepse lapsi është thyer.

Duhet të jesh në gjendje të përballosh një nivel të vazhdueshëm zhurme që shumicës së njerëzve do t’i “pëlciste” koka.StrugaLajm

Duhet të jesh në gjendje të mbash një fytyrë të drejtë kur një fëmijë thotë diçka të papërshtatshme, por qesharake.

Duhet të jesh në gjendje të përballosh zemrën tënde kur sheh një fëmijë të pafajshëm që vuan nga një situatë e vështirë familjare e që je i pafuqishëm ta ndryshosh.

Duhet të jesh në gjendje të shfaqesh i sigurt kur nuk e ke idenë se cila është përgjigja.

Duhet të dish saktësisht se kur dhe si të ndërhysh kur sheh një fëmijë të bullizohet nga bashkëmoshatarët e tij.

Duhet nerva çeliku kur dëgjon se një fëmijë është lënduar, duke ditur se vetëm ti je përgjegjës për sigurinë e këtyre fëmijëve.

Duhet të jesh në gjendje të shkosh në shtëpi me energji të mjaftueshme për fëmijët e tu pas një dite rraskapitëse nga një klasë plot me fëmijë të njerëzve të tjerë.

Duhet të japësh gjithçka për një kohë të shkurtër, duke e ditur se ajo që thua, ajo që bën dhe ajo që modelon, mund të ketë ndikim tek ai fëmijë për gjithë jetën.

Nuk ka gabuar jo, që i kam emëruar SUPERHERONJ …

Kështu që sot, nëse keni një minutë, falënderoni një mësues. Për kujdesin ndaj fëmijëve tanë. Për formimin e brezit të ardhshëm. Për atë që po bëjnë e që shumica prej nesh nuk do të mund ta bënin.

In : Aktuale

Loading...
loading...