Përfshihet nga zjarri objekti i Sekretariatit për çështje evropiane në Shkup

Objekti i sekretariatit për çështje evropiane në Shkup sot në mëngjes u përfshi nga flakët si pasojë e një zjarri që shpërtheu në ambientet e brendshme.

Zyrtarë të Qeverisë theksuan për INA se zjarri ka përfshirë kryesisht zyrat e Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe të Agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, të cilat kohë më parë ishin vendosur në këtë objekt.

Stuhia e zjarrit fillimisht ka shpërthyer në katin e parë dhe më pas ka nisur të zgjerohet edhe në katin e dytë, por kjo është parandaluar nga ana e ekipeve të zjarrfikësve.StrugaLajm

Nga Sekretariati për çështje evropiane theksuan se katet e tyre nuk janë përfshirë nga zjarri. 

In : Aktuale

Loading...
loading...