Përfundon ceremonia, kufomat u dërgohen familjarëve

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka përfunduar ceremonia e pranimit të kufomave të 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Në ceremoni morën pjesë kreu shtetëror nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.

I pranishëm ka qenë edhe kreu fetar në vend si dhe delegacioni qeveritar dhe parlamentar, transmeton TV21.

Që të gjithë bënë homazhe për viktimat.StrugaLajm

Kufomat nga Bullgaria u sollën me dy aeroplanë ushtarakë nga Bullgaria, ndërkaq familjarëve u dërgohen me vetura funerali.

Në aksidentin ku u përflak autobusi i “Besa trans” në autostradën Struma në Bullgari më 23 nëntor, u lënduan edhe 7 persona.

Homazhe për viktimat janë bërë edhe në sheshin “Skënderbeu”.

In : Aktuale

Loading...
loading...