Pas disa ditëve pauzë, para Kuvendit të Maqedonisë sot sërish janë mbledhur disa protestues të iniciativës “për Maqedoni të Përbashkët”, transmeton Gazeta Lajm. Mbledhja e tyre ka ngjallur sërish dyshimet mos ndoshta po përgatitet ndërhyje e re e protestuesve në Kuvend, pas turbulencave të sotme lidhur me atë nëse kabineti i kryeparlamentarit i takon Veljanovskit, ose Talat Xhaferit.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)