Policia e Strugës padit 45 vjeçari për vaj hashashi dhe marihuanë

Njësia e jashtme për punë kriminale në policinë e Strugës ka paraqitur kallëzim penal kundër një 45-vjeçari nga Ohri, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. – Më 12.04.2023, në rrugën lokale për fshatin Misleshevë, zyrtarët policorë kanë kontrolluar të pandehurin dhe veturën të cilën e drejtonte, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe vaj hashash, njofton MPB.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...