Aktuale

Policia malazeze pranon:Gruevski nga Shqipëria u fut në Malin e Zi

Edhe policia e Malit të Zi konfirmon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor dhe po atë ditë ka lënë vendin.

“Për shkak të interesimit të mediave për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi në datën e përmendur më 11 nëntor dhe u largua nga vendi në të njëjtën ditë. Policia malazeze për këtë rast i respekton plotësisht procedurat ligjore”, thuhet në deklaratën e policisë malazeze.

Por policia malazeze nuk jep detaje se si Gruevski hyri në vend dhe prej cilit vendkalim kufitar u largua.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button