Më 21.03.2020, ekipet e oficerëve të policisë nga SPB Strugë dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në zonën e komunave të Strugës dhe Vevçanit kryen kontrollin e 10 objekteve hotelierike në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje nga virusi KOVID-19. Gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt hotelierik në fshatin Labunishtë ka shkelur masat e planifikuara dhe është mbyllur menjëherë me vendim të Inspektoratit të Tregut. Kundër pronarit të objektit do të ngrihen paditë e duhura. Zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër Merlina Islami
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)