Politika profesion hajdutësh, apo mision kombëtar?

Naim Sinani

Lideri i mirë, politikani i mirë, u shërben interesave të qytetarëve, ka vizion për tua bërë jetën sa më të mirë njerëzve sot, por edhe gjenetatave të ardhëshme. Por ç’tu themi atyre liderëve, atyre politikanëve që ju shërbejnë vetëm grupeve e klaneve, të cilat synim të vetëm e kanë, qëndrimin sa më gjat në pushtet, për të përfituar (vjedhur) sa më shumë nga paratë e buxhetit. Të parët si komb i kemi pasur dhe i kemi pak, e të dytët me shumicë. Prandaj i kemi punët kështu siç i kemi, të ndarë e shkapërderdhur, të varfëruar e të vjedhur. Madje shum herë në emër të patriotizmit, duke na e marrë votën me parulla e brohoritje patriotike, që kishin vlerë vetëm deri në nxënien e kolltukut, duke e legjitimuar thënien se politika është gënjeshtër. Por jo, lideri i mirë, politikani i mirë, politikën e kupton si profesion fisnik dhe mision kombëtar, e gënjeshtrat ua lë gënjeshtarëve, ndërsa hajninë hajnave. Për fatin tonë të keq, manipulantët jo rrallëherë ia kanë dalur edhe të kenë sukses për të arritur në pushtet, por ata kanë vlerë aq sa produkti të cilin e shet reklama e rrejshme, e jo shija e mirë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...