Abdulla Mehmeti
Kurrë mos i harroni dëshmorët i lirisë, heronjtë e kombit të të gjitha periudhave të historisë së lavdishme të kombit tonë!
Nderoni, shkruani dhe lartësoni veprat dhe sakrificat e tyre, mos ua harroni amanetin, sepse gjaku i tyre për lirinë tonë dhe të brezave të ri është pengu më i rëndë që duhet ta mbajmë ditë e natë në ndërgjegjen tonë.
Historia përsëritet dhe vjen një ditë të kemi nevojë për frymën e tyre. Vetëm ajo mund të ngrihet nga pluhuri dhe të bëhet dritë në shtigjet e reja nga mund të na shpiejnë rrjedhat e historisë.
Ata janë fanari, drita dhe fryma e të sotmes dhe të nesërmes sonë. Vetëm ata e meritojnë përjetësinë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Gjaku i tyre u bëftë dritë mbi Atdhe!
(28 Nëntor, 2018)