Prej 20 vjetësh vetëm premtim hekurudha Kërçovë-Strugë-Lind

Vizitën zyrtare në Shqipëri e filluam në takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduard Shalsi. Biseduam për shkëmbimin e përvojave për mbështetjen e sipërmarrjes për praktikat që aplikohen në vendet tona, rritjen e shkëmbimit tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe mundësitë e përmisimit të infrastrukturës dhe lidhjeve sa më të mira mes vendeve tona.

Njoftuam nikoqirët për ofertën investuese që ofron vendi jonë dhe kërkuam që kompanitë shqiptare të jenë sa më prezente në vendin tonë.

Investimet e kompanive shqiptare janë gjithnjë e më shumë prezente në Maqedoninë e Veriut, detyrë e jona ështē që ata t’i përkrahim në realizimin e projekteve të tyre.StrugaLajm

Ramë dakord që linja hekurudhore dhe autostrada energjetike janë projekte madhore për vendet tona dhe të njëjtat të intensifikohen që sa më parë të ndërtohen.

In : Aktuale

Loading...
loading...