Ka përfunduar tashmë publikimi i rezultateve preliminare për shumicën e komunave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, raporton Sovrani.info.
Në kryeqytet janë votuar 100% e votave.
Sipas këtij rezultati, fitues i Prishtinës në këto zgjedhje është kryetari aktual, Shpend Ahmeti.
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.509 vota ose 50.15 ndërsa Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 41.262 vota 49.85%.
Fituesin përfundimtar duket se do ta vendosin votat me kusht që kryesisht vijnë nga diaspora.