LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Prof. Dr. Ferat Polisin:I përgëzoi studentët për vendin e parë në garat ndëruniversitare (FOTO

Në garat ndëruniversitare, të cilat u organizuan në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, me mbështetje të OSBE-së, për nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me pjesëmarrjen e studentëve nga pesë fakultete juridike të universiteteve publike dhe private nga Maqedonia, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës e fituan vendin e parë.

Profesoresha Doc. Dr. Arta Bilalli Zendeli, e cila ka qenë edhe mentore e grupit të studentëve tha se në këto gara, studentët e Fakultetit Juridik, kanë punuar në maksimum, që gjykimi simulues i tyre të vlerësohet me notë maksimale. Ajo falënderoi edhe Doc. Dr. Qebir Avziun për mbështetjen që u ka dhënë studentëve në këto gara. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, tani më tri vite me radhë, në Shtip, organizohet një manifestim i tillë ndërmjet studentëve. Viti i parë nuk ka qenë me karakter garues, ndërsa dy vitet e fundit po. Në këtë manifestim marrin pjesë studentë nga fakultetet juridike të pesë universitete të ndryshme të vendit, si: Universiteti i Tetovës, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Manastirit, Universiteti i Shtipit dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Në këto gara, studentët garojnë mes veti për të marrë çmimin e parë përmes një gjykimi të simuluar, i cili vendoset në bazë të zgjidhjes së rastit. Ne si mentorë, studentëve ua zgjedhim një rast dhe pastaj e simulojmë në bazë të aktit aktgjykues të cilin e marrim. Studentët në këtë simulim u vlerësuan me notë maksimale – dhjetë nga komisioni vlerësues i përbërë nga gjykatës të gjykatave të Shkupit, Shtipit dhe Velesit, tha Doc. Dr. Arta Bilalli Zendeli.

Në këto gara, studentja e studimeve master në Fakultetin Juridik, Kaltrina Emro, u zgjodh si gjykatësja më e mirë, ndërsa edhe studentët e tjerë të grupit u vlerësuan maksimalisht për paraqitjet e tyre. Studentët pjesëmarrës në këto gara, sot realizuan një takim edhe me Dekanin e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisin. Ai i falënderoi dhe i përgëzoi studentët për këtë arritje duke thënë se ky sukses ka ardhur falë punës, angazhimit dhe bashkëpunimit korrekt dhe të mirëfilltë mes profesorëve dhe studentëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button