Profesionet që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare mujore neto është 41 097 denarë, ndërsa ajo bruto 61 806 denarë, por të gjithë sektorët nuk e kanë rrogën e njëjtë mesatare, transmeton Portalb.mk.

Rrogë më të madhe neto mujore kemi te reparti për programim kompjuterik, konsultim dhe veprimtari tjera (96 574 denarë), hulumtim dhe zhvillim shkencor (62 421) dhe veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (61 453).

Në këtë periudhë, rrogë më të vogël mujore neto ka pasur në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (22 231 denarë), peshkimi dhe akuakultura (26 469) dhe shërbimi lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (26 433).StrugaLajm

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 12.9 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ashtu që rroga mesatare mujore neto në gusht të këtij viti ishte 41 097 denarë.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) më 12 tetor ka arritur marrëveshje që të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm të kenë rritje të rrogës për 5 përqind te rroga e muajit tetor.

In : Aktuale

Loading...
loading...