Promemorje!

Promemorje!

Dërguar Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Qeverisë Amerikane, Qeverisë të R. së Shqipërisë, Qeverisë të R. të Kosovës dhe ambasadorëve të shteteve perëndimore të akredituara në Shkup.

Exelencë!

Të shqetësuar për tendencat e vazhdueshme johumane dhe të rrezikshme, për konservimin e problemeve reale në IJRM, me të cilat ka disa dekada që përballet Populli Shqiptar, në veçanti rinia e nëpërkëmbur dhe e paperspektivë e tij, e cila vazhdon të shpërngulet drejt Perëndimit me përmasa shqetësuese; vendosëm t’u rikujtomë, se gjendja në këtë shtet interesash, ku vetëm interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, si popull autokton, shkilen, shpërfillen e përgjaken, sa të na kujtojnë pozitën e dikurshme të zezakëve të Afrikës Jugore, më shumë se e padurueshme, është bërë shpërthyese!

…Exelencë! – Nuk është etike dhe aq më pak njerëzore, që për hir të ,,ruajtjes së paqes në rajon”, të kurbanizohen historikisht shqiptarët; nuk është etike dhe aq më pak njerëzore, që pozita politika e shqiptarëve në IJRM, ku përbëjnë mbi 50 % të popullatës së përgjithshme dhe në një sistem formal demokratik, të degradojë nga niveli shtetformues, që së paku formalisht u garantonte Kushtetuta Komuniste e vitit 1974, e ish jugosllavisë, në nivelin e ,,pakicës kombëtare; status ky, që nuk i përgjigjet, as realitetit historik dhe as realitetit demografik të vendit.

Exelencë! – Nuk është etike dhe aq më pak njerëzore, që edhe në këtë njëzetvjeçar të shekullit të ri, të detyrohemi të ndjekim rrugët e Studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981; të ndjekim rrugët e asaj plejade heronjsh e martirësh, që me gjakun e derdhur rrugëve të Kosovës dhe dyerve të burgjeve sllave (siç ndodh sot me të rinjt shqiptarë në burgjet e ,,Idrizovës”), detyruan Faktorin Ndërkombëtar të kthejë sytë dhe veshët nga Kosova!

Me këtë rast, Ju bëjmë thirrje, në emër të Rinisë Studentore dhe në emër të gjithë Rinisë Shqiptare, të merrni në konsideratë edhe zërin tonë rinor, që dita – ditës po merr përmasat e një shpërthimi të pakontrollueshëm.
Dhe së fundmi, të merrni në konsideratë këto kërkesa jetike për paqen dhe për të mirën e të gjithë popujve të rajonit:StrugaLajm

1.
Të ndërprisni urgjentisht kontinuitetin e zbatimit të standardeve të dyfishta në relacion: Shqiptarë -Sllavomaqedonas!

2.
T’i kthehemi bashkërisht dhe të ndalim bashkërisht burimin e krizave të vazhdueshme dhe të përgjakshme në këtë vend, që mbi të gjitha është dhe mbetet, Kushtetuta antishqiptare e këtij vendi, e cila, jorastësisht është hartuar dhe është ,,vënë në jetë” nga ish policë të shërbimeve të fshehta serbe, në krye me Lubomir Frçkovskin!

3.
Të mos vazhdohet më tej me lojërat e dyfishta politike; ku tentohet me të gjitha mjetet, gjer tek ato të dhunës që përgjakën edhe parlamentin e Shkupit përpara disa muajsh, që Populli Shqiptar të mbahet dhunshëm edhe më tej ,,në kafazin” e robërisë; kafaz ky, që nuk i ka ato kapacitete më, për të nënshtruar pafundësisht, trupin e madh dhe të plagosur të Popullit dhe të Rinisë Shqiptare!

Me shumë respekt:
Blerona Brao
Drejtuese e Rinisë pranë Unionit Gjithëshqiptar,, Vëllazërimi Ynë”
Tetovë
24. 09. 2017

In : Aktuale

Loading...
loading...