Aktuale
Protesta në Ohër, kërkohet ndërprerja e negociatave për emrin me Greqinë
Një grup qytetarës nga Ohri sot në sheshin e qytetit mbajtën protestën e tretë, të organizuar nga iniciativa qytetare “Maqedonia para gjithëve”.
Ata sërish kanë protestuar siç thonë, kundër keqpërdorimit të institucioneve shtetërore nga ana e pushtetit, në dëm të popullit dhe shtetit.
Kërkesat e tyre janë që të tërhiqet Ligji për përdorimin e gjuhëve, anulimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, ndërprerja e bisedimeve për emrin, si dhe lirimi i të paraburgosurve, të cilët janë të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë vitin e kaluar.