![](https://360grade.al/wp-content/uploads/2022/07/640-0-480d4e0b1e25e1c3f9aefd3e3612fea2.jpeg)
Një sherr masiv mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë. Në sherr janë përfshirë mbi 12 persona në ambientet e një klubi nate.
Nga pamjet, të rinjtë duket se mbajnë në duar shishe të cilat i gedhin drejt njëri-tjetrit në tavolinat përbri teksa kërcasin grushtet. Shkaku i sherrit sipas dëshmitarëve është bërë një vajzë e cila ishte e shoqëruar.
”Pse ma sheh femnën”, i është drejtuar i riu njërit prej djemve në tavolinën ngjitur e më pas sherri ka agravuar. Në video duket që ndërhyjnë rojet e sigurisë së klubit të cilët ndajnë djemtë e përfshirë në sherr.