Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.B. (60) nga Tetova dhe A.SH. (22) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në...
Një krijim artistik mund të përçoj një imazh të bukur apo një emocion të mirë. Kur e bukura ndërthuret me emocionin, reflekton dashuria dhe krijohet arti. Struga është një...
Oliver Spasovski do të jetë ministër i ri i punëve të brendshme. Dragan tevdovski do të jetë ministër i financave, Jovan Despotovski do të jetë ministër për transport dhe lidhje...
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në emisionin Zig- zag në Art Chanell se ka pasur një varg takimesh me Zaevin, dhe siç shtoi, “deri tani në parim shqiptarët...
Gazetarja dhe tashmë anëtarja e Partisë Demokratike, Arbana Xharra ka folur në emisionin Komiteti për herë të parë pas aderimit në parti dhe sulmit fizik ndaj saj, pas të cilit...
Manifestimi tradicional “Parakalimi i maturantëve 2017” do të mbahet sot në mesditë në sheshin “Maqedonia”. Në “Parakalimin e maturantëve”, tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadrilin....
Portale të afërta me BDI-në kanë shkruar mbrëmë se gjoja Arben Labënishta si duket do të përjashtohet nga Lëvizja Besa për faktin se ka qenë zv.ministër dhe deputet i BDI-së...