Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Gjatë paraditës sot një pjesë e qytetit ka qenë pa ujë .Siç informojnë nga "Proaqua" kjo ka ardhur si rezultat i një defekti në rrjetin qendror në fshatin Shum. Nga...
Situata në Maqedoni, sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, më konkretisht atyre ndërmjet shqiptarëve në maqedonasve pothuajse kurrë s’ka qenë për t’u lakmuar. Gjithmonë ka pasur tensione, madje ndodhi edhe një...
Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë. Protesta pritet të nisë...
Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është rrahur në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë. Ajo është dërguar në QKUK nga bashkëpartiaket, kurse...
Moikom ZEQO Të pafundme janë librat që janë shkruar për ilirët. Dëshmi të autorëve antikë i përmendin përherë ilirët. Populli i madh i ilirëve sëbashku me thrakasit, sipas Herodotit, përbëjnë...
30 korriku ose 6 gushti janë datat më të përshtatshme për zgjedhjet lokale, kur shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë në vend. Le të mos gënjehemi se nuk...
“Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje”, këtë e ka thënë sot para prokurorit kreu i LSDM-së Zoran...