Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Në finale Majlinda mundi xhudisten Kuznetsova nga Rusia Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tetovë ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier. Lideri i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori...
Pas shkarkimit që këshilltarët komunal i bënë kryetarit të deritashëm të Këshillit të Strugës në karriken bosh të të parit të këtij institucioni u ulë këshilltari më i vjetër që...
Këshilli komunal i Strugës në orët e pasditës po zhvillon një seancë të jashtazakonshme për gjendjen e fundit pas zjarrit në deponinë e Strugës.Në këtë seancë përvec këshilltarëve kryetarit të...
Madje 39.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të iknin përgjithmonë jashtë vendit. Kjo sipas një sondazhi të ri të Telmas dhe MCMC e realizuar përmes telefonit nga “M-prospekt”...
Avdulla Qazimoski në seancën e sotme me votim nominal pro të 18 këshilltarëve është shkarkuar nga pozicioni i kryetarit të Këshillit.Për shkarkimin e Qazimoskit kanë votuar të gjithë këshilltarët përvec...
Përplasja ndërmjet ndërmjet kryetarit të Këshillit komunal të Strugës dhe LR-PDSH-së do të ketë epilogun në sallën e këtij institucioni.Gazeta ‘’KOHA’’ mëson se në seancën e ditës së enjte një...