Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Bastoret jo vetëm në Maqedoni, por në të gjitha shtetet e rajonit po hapen në çdo kënd, duke filluar nga sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha e deri tek...
Shqiptarët vijojnë të mbeten ndër marrësit kryesorë të nënshtetësive në Bashkimin Europian edhe për vitin 2015, ku 48,400 shtetas kanë përfituar nënshtetësi në vendet e unionit. Shqipëria është vendi i...
Një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë ka marr një mirënjohje për karrierën e tij në fushën e blertë duke e ftuar në "Ekipin e...
Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, biznesi druan se do të ballafaqohen me vitin më të vështirë për ekonominë e vendit që nga pavarësia...
Rreth 33 milionë njerëz janë milionerë në botë, apo me pasuri një e më shumë milionë. Në listën e njerëzve milionerë prinë SHBA-ja, e cila pohon se ka 13.6 milionë...
Medai SHAHOLLI Në konferencën për shtyp lideri i LSDM-së Zoran Zaev, më në fund e hoqi maskën, dhe paraqiti fytyrën e vërtetë të shovenistit dhe antishqiptarit. Në shkrimet e mia,...