Qendra e struganëve në Amerikë mirëpriti ministrin për diasporë Xhemail Çupi

QKSHA priti në një takim të hapur z.Xhemail Çupi, Ministër pa resor i ngarkuar për diasporën i Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim morën pjesë antarë të QKSHA, mysafirë, kryetari i shoqatës Dibra, z.Dash Miftari si dhe të interesuar për debat lidhur me zhvillimet në vendlindje.
Kryetari i QKSHA z.Astrit Zhaku uroi mirëseardhje duke potencuar se vizitat e këtilla duhet në të ardhmen të rikthehen në projekte konkrete në interes të diasporës dhe mbrojtjes së traditës dhe vlerave kombëtare.
Ministri Çupi theksoi se ai është i hapur për bashkpunim madje duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen qeveria e Maqdonisë të marrë përsipër angazhimin e mësuesve që ti shërbejnë shkollës së QKSHA-së për mësimet e gjuhës dhe historisë shqiptare.
Të pranishmit gjithashtu parashtruan pyetje për procesin e regjistrimit, investimet infrastrukturore, paisjet me pasaporta si dhe problematika të tjera të ndryshme. #QKSHA

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...