Qëndrimi dhe trimëria e Ziadin Selës e vlerësuar edhe në kontekstin rajonal

Shumë mesazhe inkurajimi kanë ardhur në drejtim të z. Ziadin Sela pas ngjarjve të 27 Prillit. Nuk kanë munguar mesazhe nga vendi, mërgata , por edhe nga intelektualë nga rajoni.
Së fundmi një mesazh i tillë ka arritur për z. Sela nga Instituti Shkencor Maqedonas- Sofie, me kryesuesit e të cilit janë zhvilluar disa bashkëpunime në kohën kur ai ushtronte funksionin e Kryetarit të Komunës së Strugës.
Ja mesazhi i Kryetarit të këtij Instituti z. Aleksandër Grebenarov!
‘’I nderuar z. Sela,
Me shqetësim të madh e pranuam lajmin për sulmin kundër personalitetit dhe shëndetit Tuaj si rezultat nga mësymja vandale kundër Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Do të donim t’Ju përshëndesim për qëndrimin Tuaj trim qytetar, si edhe për veprimtarinë Tuaj të përgjithshme politike dhe shoqërore në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Republiksë së Maqedonisë, përfshirë edhe të bullgarëve nga origjina dhe ndjenja kombëtare. Nga emri i drejtorisë dhe shkencëtarëve prej Institutit Shkencor Maqedonas – Sofje, duam t’Ju urojmë shërim dhe kthim të shpejtë në Kuvend, ku aftësitë Tuaja janë shumë të nevojshme në këtë kohë krize. Do të gëzohemi prapë të jeni mysafir i yni dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë!
Me respekt dhe nderime,
Prof. dr. Aleksandër Grebenarov, Kryetar i Institutit Shkencor Maqedonas – Sofje’’StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...