Qeni i “Izgrevit” shqetëson kalimtarët në afërsi të plazhit në Kalishtë të Strugës

Foto nga Arkivi

Një shqetësim i pazakontë është përcjellur nga qytetarë të Kalishtit në Strugalajm. Sipas tyre prej kohësh qeni i hotelit “Izgrev” i stacionuar në plazh po tmerron kalimtarët. G.A për Strugalajm tregon se një nga rastet e shumta ndodhi para disa kohësh kur tre gra që po kalonin në afërsi të plazhit ishin në shënjestër të këtij qeni. Sipas tij njëra nga gratë mori edhe trajtim mjekësor në Spitalin e Strugës ndërsa dy të tjerat janë traumatizuar. Për rastin janë njoftuar edhe organet policore si dhe drejtuesit e Hotelit por deri tani qeni vazhdon të qëndrojë aty për të kryer sulmin e radhës . Ai pyet nëse nesër e pëson ndonjë fëmijë sepse shumë afër këndit të lojërave qëndron qeni kush do mbaj përgjegjësi hoteli apo policia që nuk kanë reaguar. Përskaj të plazhit të “Hotelit Izgrev” prej kohësh janë stacionuar disa kotece me shpezë si dhe një qen race i lidhur me zinxhirë të gjatë . (Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...