Qeveria ka plan për ata që marrin rrogën pa punuar fare!

“Të gjithë personat e punësuar, që marrin rrogë shteti dhe rrijnë në shtëpi, pas zgjedhjeve do ti gjendet vend në administratën shtetërore”, theksoi ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, gjatë llogaridhënies për 100 ditëshin e punës së tij, informon INA.

Sipas tij ka vullnet politik që të gjendet zgjidhje për këtë çështje.

“Ka presion lidhur me këta persona që rrijnë në shtëpi dhe marrin rrogë. Edhe vetë këta persona kërkojnë që të shpërndahen nëpër vendet e punës dhe nuk duan të rrijnë në shtëpi. Presim të përfundojnë zgjedhjet, për shkak se nuk guxojmë të punësojmë në këtë periudhë zgjedhore. Më pas të gjithë do të shpërndahen në vendet e punës në administratën shtetërore”, theksoi Mançevski.StrugaLajm

Sipas Marrëveshjes së Ohrit janë të punësuar mbi 1.600 veta që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga. Por ministri Mançevski tha se këta persona i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike.

In : Aktuale

Loading...
loading...