Të hiqet ose të zhveftësohet tërësisht Këshilli komunal i Strugës dhe funksionin e tij ta marrë Gjykata kushtetuese.
Në fund të fundit ç’e do, kur vendimet që i miraton ai nuk i respekton kryetari i Komunës?
Ç’i duhet Komunës së Strugës t’i bëjë gjithë ato shpenzime të mëdha buxhetore për një organ që konsiderohet si institucioni më i lartë vendimmarrës i pushtetit lokal kur vendimeve që i merr nuk ua var fare ekzekutivi, pra kryetari kapo i komunës dhe në fund përfundojnë në Kushtetuse?! Tallje, hiçgjëkafshë më shumë.
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2021/02/Screenshot_20210218_214259-1.jpg)