Qytetarët e Maqedonisë jetojnë 1.2 vjet më pak sesa ata të Shqipërisë (VIDEO)

Qytetarët e Shqipërisë jetojnë më gjatë se ato të Maqedonisë dhe të Kosovës, ndërsa këta të fundit janë më jetëshkurtër nga tre shtetet në fjalë.  Në analizën që ka bërë Anadoly Agency duke u bazuar në statistikat zyrtare, në vitin e kaluar gjinia femërore në Maqedoni jetoi 4.4 vite më shumë se gjinia mashkullore. Sipas të dhënave të vitit të kaluar nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2016 numri i vdekjeve në Maqedoni ishte 20.421, prej të cilëve numri më i madh që përbën 29.3 për qind është regjistruar në rajonin e Shkupit, ndërsa numri më i vogël që përbën 8.1 për qind në rajonin lindor të vendit. Duke marrë parasysh moshën mesatare të vdekjeve, një person në Maqedoni jeton 72.5 vjet. Gratë jetojnë 4.4 vite më shumë se burrat, edhe atë 74.7 vjet kundrejt një mashkulli i cili jeton 70.3 vjet, njofton agjencia Anadolu. Mosha më e lartë e vdekjeve gjatë vitit 2016 është shënuar në rajonin e Pellagonisë, ku mesatarisht një person jeton 74.4 vjet, ndërsa në rajonin e Pollogut, Shkupit dhe atë verilindor, mosha mesatare e vdekjeve është 71.1 vjet.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), mosha mesatare e vdekjeve në Shqipëri përvitin 2016 është 73.7 vjeç, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70.7 vjeç. E kundërta ndodh me qarkun e Gjirokastrës, ku mosha mesatare e vdekjeve është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76.7 vjeç. Mosha mesatare e popullsisë për vitin 2016 në Shqipëri është 37 vite.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave (ASK) mosha mesatare e vdekjeve të raportuara në vitin 2016 është 69.3 vjet. Duke u bazuar në të dhënat e vitit 2016, një grua në Kosovë jeton 70.9 vjet, ndërsa një mashkull jeton 68.1 vjet. Në vitin 2016 në Kosovë ka pasur gjithsej 188 raste të vdekjes së dhunshme, 128 prej tyre raste të vdekjes në fatkeqësi, 41 raste të vetëvrasjes dhe 19 raste të vrasjes. 46.3 për qind e rasteve të vdekjes kanë ndodhur në institucione shëndetësore, 52.5 për qind kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.2 për qind në një vend tjetër. Sipas vlerësimeve të ASK-së në Kosovë ka rritje të numrit të vdekjeve për 3 vitet e fundit, pasi që numri i vdekjeve në vitin 2014 ishte 7.634, në vitin 2015 arriti në 8.202, ndërsa vitin e kaluar 8.495.
/Arben ZeqiriStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...