Qytetarët vetëm mund të fotografohen, s’ka letërnjoftime

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë probleme për tu pajisur me letërnjoftime. Kjo për shkak se është bllokuar propozim-ligji për letërnjoftime me 1500 amendamente të dorëzuara nga opozita, prej të cilave 1200 vetëm nga partia “E Majta”.

Qytetarët që kanë nevojë për këtë dokument mund të marrin termin për tu fotografuar, por më pas do të presin, pasi që nuk dihet se kur do të kalon propozim-ligji për letërnjoftimet e reja, që do të jenë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.StrugaLajm

Nga MPB kanë theksuar se secili qytetarë që aplikon dhe fotografohet pajiset me një vërtetim, me të cilin mund të kryejnë punë dhe shërbime në të gjitha institucionet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...