Moti sot në Maqedoninë e Veriut, diell dhe temperatura deri 36 gradë, pasdite reshje shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale me temperatura deri në 39 gradë Celsius, transmeton Alsat. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe erë të fortë. Do të ketë kushte për breshër të izoluar. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe erë të fortë në luginën e Shkupit. Temperatura maksimale do të arrijë 36 gradë Celsius.

Nga e enjtja do të kemi përsëri mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...