Rama i kundërpërgjigjet Rusisë: Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve në Maqedoni

Si e komentoni refuzimin nga Ivanov të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni?
Nuk jam i surprizuar. Do ishte surprizë nëse do e kishte dekretuar. Por kjo nuk e pengon ligjin të bëhet ligj.
Moska ju akuzoi për paternalizëm, për platformën e Tiranës…
Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve.
Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj agjende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin, pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve.
Kjo deklaratë e Ramës po bënë bujë në mediat e Serbisë dhe atë të Maqedonisë.
Tanjug, agjencia shtetërore serbe e lajmeve, e ka lajm kryesor Edi Ramën. Po ashtu edhe mediat tjera serbe që “furnizohen” me lajme nga Tanjug i ka dhënë rëndësi të madhe kundërpërgjigjet së Ramës ndaj Moskës zyrtare.
Para pesë ditësh Moska zyrtare për herë të dytë ishte marrë personalisht me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili fundjavën e shkuar tha se ishte ai protagonist kryesor për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.
Me anë të një deklarate të posaçme, ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Ramën si njeriu që destabilizon Ballkanin nëpërmjet retorikës dhe ka sulmuar Platformën e Tiranës, të cilën e ka quajtur “famëkeqe”.
“Deklaratat e fundit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Serbi, në kontekst të Kosovës dhe Maqedonisë, janë të mbushura me rreziqe që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan dhe kërcënojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon”, pati thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...