Ramiz Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime pa leje rreth liqenit

Strugë, 23 mars 2021 (MIA) – Komuna e Strugës nuk ka asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur, përsëriti kryetari i Strugës, Ramiz Merko, pas paralajmërimeve të ministres së Kulturës dhe kryetare e Komisionit kombëtar të UNESKO-s, Irena Stefoska se do të fillojë para Qeverisë të shqyrtohet mundësia e heqjes së kompetencave të komunave së Ohrit dhe Strugës për, siç tha, mungesën e vullnetit për të mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të shënuar në listën e UNESKO-s.

“Shumë here kam deklaruar dhe tani e them të njëjtën gjë që ne nuk kemi asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Zona buzë liqenit është ruajtur plotësisht në mënyrë që të mos ketë ndërtime, as të paligjshme, as me leje. Në atë zonë, as që guxojmë të japim leje për ndërtim. Ne jemi përgjegjës dhe në asnjë mënyrë nuk rrezikojmë trashëgiminë natyrore dhe kulturore për ruajtjen e statusit në UNESKO”, deklaroi Merko.StrugaLajm

Para më shumë se një viti, Komuna e Strugës kërkoi lirimin nga kompetencat në fushën e urbanizmit, por nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve mori përgjigje se për këtë nuk ekziston mundësi ligjore.

In : Aktuale

Loading...
loading...