Ramiz Merko,pasi ulet në kolltukun e kryetarit të komunës premton zgjidhje për deponinë

Kryetari i sapozgjedhur i Strugës Ramiz Merko i cili sot u ul në kolltukun e kryetarit të komunës, deklaroi se një nga problemet më të mëdha të qytetit është zgjidhja e deponisë së egër. Merko në mandatin e të cilit në vitin 2006 mbeturinat e Strugës filluan të grumbullohen në deponinë e tanishme, tani premton se do ta zgjidhë këtë problem.

Por, a besojnë struganët se Merko do të mund ta zgjidhë problemin?

“Me siguri do të jetë e vështirë, Ai është problem i vjetër dhjetëvjeçar dhe aktual. Kemi pasur edhe kryetar tjetër dhe ai poashtu nuk e zgjidhi atë problem. Shpresoj që do të gjejë mënyrën për të siguruar mjete”, u shpreh një qytetar.

Nga deponia gjatë ditëve të kaluara sërish është aktivizuar tymi, gjë që ka shqetësuar qytetarët e Strugës. Jo vetëm që masat e qeverisë për çka ishin planifikuar 200 mijë euro po zbatohen shumë ngadalë, por tani te deponia nuk gjendet as sigurimi fizik që kujdesej për sigurinë e lokacionit.StrugaLajm

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...