ASH:Reagim i drejtorit të “Proaqua” ndaj shpifjeve të BDI-së

Dëshpërimi nga humbja e pashmangshme dhe ideja se nuk do rikthehen për të shkatërruar çdo gjë siç kanë bërë dikur i detyron të bëjnë dhe mendojnë për gjëra jonormale.
Punimet e NPK Proaqua në terren bëhen për të sanuar defektet e paplanifikuara dhe me kërkesë të qytetarëve për lidhje të reja në sistemin e ujësjellësit.
Sipas këtyre personave, deri sa zgjat fushata zgjedhore, qytetarët nuk paskan të drejtë të lidhin ujin në çezmet e tyre dhe në rast defekti nuk duhet t’iu rregullohet deri sa të mbarojnë zgjedhjet.
Këto nuk janë kërkesa normale, por sidoqoftë ju kuptojmë. Situata nuk është normale për ju. Do humbni keq sepse qytetarët nuk e duan rikthimin e kaosit dhe shkatërrimit të qytetit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...