Reagon Zeqiria Ibrahimi pas skandalit në UT: Më mirë të shesësh bozë me nder, se të vjedhësh dijen e huaj

Revista e njohur “Veritas” në një publikim të fundit ka shpalosur një hulumtim të gjërë mbi plagjiaturën dhe kopjimin në punimet shkencore të disa profesorëve të mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe Zeqirija Ibrahimi anëtari i kryesisë qëndrore të subjektit politik Alternativa. Ibrahimi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se: “këta “profesorë” plagjiatorë, me kontrabandën e tyre e ndyjnë emrin e universitetit që shqiptarët e kanë ngritur me gjak e me djersë”, shkruan InfoShqip.comStrugaLajm

Në vazhdim postimi i plotë i Ibrahimit në Facebook:

“Në Universitetin e Tetovës kam kolegë e miq, veçmas në Fakultetin e Filologjisë, për të cilët kam konsideratë dhe jam i bindur që kompetencën shkencore e kanë arritur me punë dhe me djersë. Madje, disa nga ata janë ndër filologët më të mirë që i kemi ne.
Andaj më vjen keq për ata, si dhe për të gjithë mësimdhënësit e tjerë dinjitozë të UT-së, e aq më shumë për studentët, që aty ka edhe “profesorë” plagjiatorë, që me kontrabandën e tyre e ndyjnë emrin e universitetit që shqiptarët e kanë ngritur me gjak e me djersë.
Nëse do të kishin pak dinjitet njerëzor, se nuk po flas më për dinjitet akademik, ata do të duhej të jepnin dorëheqje nga UT-ja, së paku për ta mbrojtur nderin e kolegëve të tyre.
Më mirë të shesësh bozë me nder se ta vjedhësh dijen e huaj. I pari do të mbahet mend si bozaxhi i ndershëm, ndërsa i dyti si hajn i pandershëm“-përfundon ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...