Rruga nga Ohri për në Shën Naum është lënë në harresë

E pasigurt për vozitje, me kthesa, dhe vende-vende me gropa. Kështu duket rruga ndërkombëtare që të çon nga Ohri drejt manastirit “Shën Naumi” dhe kufirit me Shqipërinë fqinje, edhe pse çdo ditë kalojnë qindra njerëz ndërsa gjatë verës disa mijëra turistë. Situata më e keqe paraqitet pas Peshtanit, ku shpesh ndodhin edhe aksidente.

“Kemi apeluar edhe tek pushteti i mëparshëm që të riparohen ato gropa sepse rruga nga Ohri në Shën Naum është shumë e ngarkuar. Do të kërkojmë ose riparim apo ndërtim të ri siç paralajmëroi qeveria e mëparshme, se do të ndërtojë një rrugë të re drejt Shqipërisë. Kjo rrugë është projektuar për të katërtën herë. Vetëm bëhet pastrimi i parave, merren para për projekte, por nga rruga ska asgjë”.

Për banorët zgjidhja më e mirë do të ishte asfaltimi i ri dhe zgjerimi i saj. Banorët janë të zhgënjyer nga sjellja dhe indiferenca e të gjitha qeverive edhe pse është rajon që mbijeton ekskluzivisht nga turizmi.

“Rruga aktualisht është në gjendje shumë të keqe apo edhe kritike. Verës ka ngadalësim të madh, presin shumë. Rruga duhet të bëhet që të ketë një magjistrale deri në Shqipëri. Në dimër, kur ka borë, me ditë nuk pastrohet. As autobusi nuk shkon asgjë. ““Është rrugë e ngarkuar. Ka lëvizje të automjeteve. Mos të them një mijë automjete në ditë. Ne kemi turistë nga Bullgaria nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Evropës. “StrugaLajm

Kjo rrugë është ndërtuar pesë dekada më parë, pra në vitin 1968, dhe që atëherë deri më sot asnjëherë nuk është meremetuar. Në kulmin e sezonit turistik për të kaluar tridhjetë kilometra rrugë duhen bërë disa orë.

Në këtë rrugë në drejtim të vendkalimit kufitar ende nuk janë ndërruar tabelat rrugore ku Shqipëria fqinje, ende quhet Republika Popullore e Shqipërisë. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thanë për Alsat M, se kanë planifikuar rikonstruksionin e rrugës nga Ohri deri në Shën Naum, por që në fazën e parë do të ketë përfshihet vetëm pjesa nga Ohri deri në vendin turistik Konjsko. Kompania kontraktuese është zgjedhur dhe së shpejti do të fillojë punimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...