Deputeti shqiptar bëhet hit:Pyetet për kryetarin që merr drogë : Unë jam nga Lushnja, s’di gjë (VIDEO)

Videoja e Lefter Allës duke thithur kokainë e publikuar në Abc Neës nga gazetari Artan Hoxha ka qenë temë kryesore mbrëmë dhe sot në vend.

Abc News i mori mendim disa deputetëve në Kuvend nëse duhej shkarkuar apo jo Lefter Alla pas videos në fjalë, ku nuk munguan edhe përgjigjet epike.

E njëjta pyetje iu drejtua edhe deputetit socialist Bujar Ccela, i cili u përgjigj se “nuk dinte gjë pasi ishte nga Lushnja”.

Gazetarja Esiona Ikonomi e përsëriti pyetjen, por kësaj radhe Ccela e vlerësoi pyetjen “shumë shtrenjtë” duke thënë se i përket kryeministrit të marrë vendime të tilla. /abcnews.alStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...