Saliu:A u shpëtua qëllimisht Trajko apo Xhaferi?!


Edhe pas brifungut me gazetarë të kryeparlamentarit Talat Xhaferit, pak dikush e ka të qartë se çka ndodhi tre ditë më parë në seancën për heqjen e imunitetit te Trajko Veljanovskit.

Kryeparlamentari e komplikoi më shumë situatën me deklaratën e mbrëmshme në emisionin “200” ku tha se nuk e ka pasur ndërmend të shkojë në votim, për shkak se nuk ka pasur konkluzion nga Komisioni, dhe nuk ka pasur se për çka të votohet.

Por ideja e kreut të Kuvendit atë natë ishte e qartë atë natë. Pamjet e konfirmojnë se ai filloi ta lexoj skenarin, madje i thotë koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, se në bazë të rregullores duhet të shkohet në votim.StrugaLajm

Edhe unë në bazë të rregullores duhet të kaloj në votim.

Xhaferi gazetarëve u tha se është dashur disa ta largojë deputetin e opozitës nga foltorja, sepse kishte uzurpuar të njëjtë dhe për këtë shkak i ka thënë kështu. Në pres konferencën e parë pasi nuk u votua për marrjen e imunitetit të Veljanovskit, Xhaferi doli dhe tha se seancën e ka ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetit Muhamed Zekiri.

E deputeti i partisë së tij, Ejup Alimi si duket nuk ka qenë i informuar për planin e kryetarit të Kuvendit që të mos votohet. Ai ditën e nesërme, deklaroi se të gjithë deputetet e BDI-së kanë qenë gati të votojnë, përfshirë këtu edhe kryetarin.
Sa i përket deputetit Dimovski, për të cilin njësoj si për Veljanovskin nuk u votua në seancë plenare, tha se nuk është votuar për shkak se shumica nuk i ka pasur numrat.
Gazetarët nënvizuan faktin se kuorum me deputetet e VMRO DPMNE-së për të nisë seancën ka pasur, kurse e rikujtuan Xhaferin se nuk është obligimi i tij që të kujdeset se si deputetet do të votojnë. Xhaferi në këtë u përgjigj se ai duhet të kujdeset edhe për interesat e shumicës./Furkan Saliu/Klan

In : Aktuale

Loading...
loading...