Sapo e lëshuan nga Idrizova, pas 4 orëve e kapën duke vjedhur!

Kriminelët e amnestuar, me lirimin e të cilëve duhet të pastrohej stërngarkimi i burgjeve i kanë hapur vetëm punë shtesë policëve.

Nga Idrizova në rrugë, pastaj në Shutkë. Është rekorder 21 vjecari M.D që thirret Orevçe nga Shkupi. Në liri është përmbajtur as 4 orë të plota. Të hënën, më 12 shkurt, ai është liruar nga burgu i Idrizovës kah ora 20, ndërsa në orën 23 e 20 ka kryer vjedhje, dhe sërish e ka kapur policia, shkruan MPB.

Orevçe rreth orës 23 ka bastisur një shtëpi në rrugën Makedoksa Prerodba në Shkup, dhe është kapur nga pronari i shtëpisë prej ku ka marrë 5.500 denarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...