Sela dhe Dimitrov janë “Për” gjuhën shqipe në Kushtetutë, Ali Ahmeti nuk deklarohet
Ziadin Sela dhe Nikolla Dimitrov janë PRO gjuhës shqipe, Ali Ahmeti heshtë!!! Në Kuvendin e Maqedonisë po vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, por paraqitja e Ziadin Selës ka qenë një fjalim që sipas analistëve rrallë herë mundë të kemi rast ta dëgjojmë, si duket kjo e ka ngacmuar edhe Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrovë i cili ju përgjigjë duke thënë se propozimet e Aleancëa janë të drejta, legjitime dhe ja vlenë të diskutohen.
Pas përfundimit të fjalimit të liderit të ASH në kuvendin e Maqedonisë propozimet e ASH nuk ngelën pa u replikuar. I pari që replikoi ishte ministri i punëve të jashtme Dimitrov i cili midis tjerash tha se propozimet e Sela janë propozime që vlejnë të mendohen.
Në fjalimin e z.Sela dëgjuam gjëra që hapin debat dhe ja vlenë të mendohet në këtē drejtim,shtoi Ministri Dimitrov një nga figurat kyçe në bisedimet me Greqinë. Por ajo që është për tu habituar është heshtja e partisë shqiptare në pushtet BDI-së e sidomos Liderit të sajë Ali Ahmeti.
Pranimi i Dimitrov se kërkesat e Aleancës janë të drejta dhe duhen menduar është sinjali i parë se LSDM ka disponim për zgjidhjen e çështjes së gjuhës dhe shtetsisë por njëkohsishtë lindë dyshimi se cili është roli i BDI-së. Mos vallë pengesa është pikërishtë BDI-ja? Sidoqoftë mbetet të shihet ditëve në vijim debati do të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën, nëse ky dyshim është i bazuar ose jo.