Një grua ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit. Siç shkruan “Daily Mail”, ajo s’mund t’i dëgjojë vetëm zërat e burrave dhe dëgjon vetëm gratë
Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte parë që s’po mund ta dëgjojë të dashurin e saj.Reklame
Chen nga qyteti i Xiamenit në bregun lindor të Kinës, më shumë se 700 kilometra larg Hong Kongu, pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.
Sipas raportimeve të mediave lokale, cituar nga Daily Mail në një raportim të mëhershëm, mjekët ishin përpjekur të kuptonin simptomat e çuditshme të cilat s’përngjanin me asnjë formë të zakonshme të humbjes së dëgjimit.
Një specialist e ka diagnostikuar atë me humbje dëgjimi për frekuenca të vogla e që mund të dëgjojë vetëm frekuenca .
Sipas shifrave, gjendja besohet se prek vetëm një në rreth 13,000 pacientë me probleme dëgjimi.
Sipas mjekëve, stresi mund t’i kishte ndikuar në gjendjen e saj.
Chen thuhet se kishte vuajtur nga të përzierat dhe zhurma në veshët e saj një natë përpara se të humbte dëgjimin.
Siç shkruan tutje Daily Mail, thuhet se ajo ishte në gjendje të dëgjonte çdo fjalë femërore, gjë e phuar edhe Dr Lin Xiaoqing, e cila trajtoi zonjën Chen.
Dr Xiaoqing tha: “Ajo ishte në gjendje të më dëgjonte kur fola me të, por kur një pacient i ri mashkull hyri brenda, ajo nuk mund ta dëgjonte fare”.